Start Up.

Çfarë është Launchpad Albania?

"Launchpad Albania" është një platformë dixhitale që synon të evidentojë në fazën e parë dhe të analizojë në fazën e dytë, probabilitetin e suksesit të një ideje biznesi. Kjo mund te arrihet nëpërmjet një aplikimi të thjeshtë online në çdo vend ku mund të ndodheni. Ne mund të vleresojmë mundësinë dhe aftësine tuaj për t'u bërë sipërmarrës pa ju kërkuar asnjë tarifë rregjistrimi. Platforma mundëson hedhjen e të gjitha të dhënave që janë të domosdoshme për të gjykuar mundësinë e implementimit (zbatimit), financimit dhe menaxhimit të idesë suaj të biznesit. Në këtë platformë janë të përfshirë njerëz të aftë dhe me ekperiencë në fushën e sipërmarrjes, gjë kjo që garanton një vlerësim të plotë objektiv dhe profesional duke argumentuar probabilitetin e suksesit të idesë suaj. Ata ofrojnë njëkohësisht edhe mundësinë e financimit, të trajnimit dhe të inkubimit provizor të biznesit tuaj në mënyrë që të pozicionohet në treg brenda një kohe sa më të shkurtër. Kjo platformë i drejtohet kryesisht të rinjve që kanë ide biznesi të tipit start-up, por nuk përjashton edhe implementimin në Shqipëri të ideve të biznesit të realizuara me sukses në shtete të tjera. Launchpad.al deklaron se nuk mund të përdoret ideja e biznesit e aplikuar në vijim pa aprovimin e plotë ose kontraktimin funksional të aplikuesit me shoqëritë e interesuara në platformë. Në fund të aplikimit, aplikanti do të pajiset me një dokument PDF. Ky dokument i nënshtrohet ligjit mbi ruajtjen e pronësisë intelektuale në Shqipëri dhe VKM nr.760 date 01/09/2010.

Si funksionon?

Aplikimi në platformë është i thjeshtë, i qartë dhe i përbërë me disa etapa:

  • Krijimi i profilit tuaj. (person fizik ose ligjor)
  • Plotësimi i pyetësorit i përbërë prej dhjetë hapash.
  • Këto janë dhjetë hapat bazë të nevojshme për të testuar potencialin e një ideje biznesi. Çdo aplikant pas plotësimit të të dhënave pajiset me një deklaratë pronësie të kësaj ideje biznesi e cila nuk e lejon platformën ta zhvillojë atë pa pjesëmarrjen e aplikantit. Në rastet kur ka më shumë se një aplikant që kanë ide biznesi të njëjta ose të përafërta platforma i informon. Kur platforma në fund të aplikimit ju jep mesazhin që ”Ideja Juaj u Magazinua”, ky aplikim i nënshtrohet gjykimit të stafit të specializuar për vlerësimin e tij. Ky proces nuk zgjat më shumë se 5 ditë të punueshme dhe më pas aplikanti ndërton kontrata individuale me platformën, bankën dhe gjithë strukturat ndihmëse që do të mund të ofrojne mundësi për integrimin e kësaj ideje biznesi në treg. Gjithë procesi deri në fund të vlerësimit paraprak për aplikantin kryhet pa pagesë.

    Çfarë duhet për të aplikuar?

    Nëse doni të na provoni arritshmërinë e idesë suaj, më parë ju duhet të keni përgatitur paraprakisht disa materiale, në mënyrë që të ndërtoni një aplikim të suksesshëm. Pavarësisht nga forma e paraqitjes së këtyre materialeve gjatë aplikimit, ato janë të ngjashme me:

    • Një studim tregu paraprak për produktin që përmban ideja juaj ose të produktit që kjo ide zëvendëson.
    • Një prototip të produktit që parashikoni të ndërtoni ose një përshkrim analitik i karakteristikave të tij.
    • Një biznesplan të formatit që ju dëshironi, por që përmban informacionet e nevojshme për gjykimin e masës së investimit, kohës së realizimit dhe mjetet promocionale të përdorura në fazën e parë.
    • Një CV të personit dhe të bashkëpunëtorëve të tij/saj që kanë dhe do zhvillojnë këtë ide biznesi.

    Gjatë aplikimit mund t’ju kërkohen të dhëna për elemente të veçantë,të cilat ndoshta ju nuk keni njohuritë dhe mundësitë t’i llogarisni. Për këto elemente, stafi vlerësues i platformës mund t’ju kërkojë të dhëna shtesë dhe t’ju ndihmojë në përllogaritje në mënyre që ju të realizoni një aplikim sa më analitik e të plotë.

    Sot është një ditë e bukur për të bërë biznes.

    Apliko tani!


    Përditëso idenë tënde

    Nëse ju jeni regjistruar më parë, atëherë ju mund të modifikoni informacionin e dhënë.

    Përditëso

    Kush jemi ne?


    Dr. Ira Gjika



    Dr. Ira Gjika është aktualisht lektore në Universitetin Mesdhetar në fushën e manaxhimit strategjik, të operacioneve, të projekteve. Ajo është angazhuar në mësimdhënie në lëndë të ndryshme prej mëse 30 vjetësh. Pas marrjes së gradës Doktor i Shkencave dhe me disa vjet përvojë në manaxhim projektesh dhe në biznes, ajo ka marrë pjesë në aktivitete dhe ka botuar artikuj shkencore në revista brenda dhe jashtë vendit. Fushat kryesore të interesit për të janë manaxhimi, cilësia, inovacioni dhe sipërmarrja.


    Dr. Nikollaq Pano



    Dr. Nikollaq Pano është lektor në Universitetin Mesdhetar në fushat e marketingut dhe teorive të sipërmarrjes. Ai ka një karrierë shumëvjeçare në universitete të ndryshme të vendit në lëndët e marketingut, promocionit, teorive të sipërmarrjes, krijimit të bizneseve të reja. Ai është angazhuar si konsulent për biznese të reja shqiptare me aktivitet në tregti dhe shërbime, ka dhënë kontribut me trajnime për kompani shqiptare dhe të huaja sidomos në fushat e sipërmarrjes, marketingut dhe promocionit. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombetare në fushat e tij të interesit, në veçanti atë të sipërmarrjes.


    Orinda Lyto



    Orinda Lyto ka një eksperiencë 11-vjeçare në fushën e financës dhe kontabilitetit. Prej më shumë se 7 vitesh ka qenë Administratorja e kompanisë InterOffice. Eksperienca e ka ndihmuar që të ketë një karrierë të suksesshme si administratore e kompanive të ndryshme.


    Karol Nika



    Karol Nika është e diplomuar në degën e ekonomisë dhe kontabilitetit në Paris, Université Paris XII. Karoli ka marrë pjesë në disa evente Start Up nga ku ka mësuar shumë rreth mënyrës se si funksionojnë Start Up-et. Me eksperienca të shumëta në degën e ekonomisë dhe menaxhimit, ajo është pjesë e LaunchPad Albania ku vlerëson aplikimet.


    Rei Pano



    Rei Pano është student në degën e Informatikës Ekonomike në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme programimi dhe punës së tijë vetiake ai ka fituar njohuri të shumëta në gjuhët e programimit si Java, JavaScript, PHP etj. Gjithashtu ai ka marrë pjesë dhe në dy evente Start Up ku është vlerësuar me çmime fituese. Për më shumë së një vit ka punuar për ndërtimin e platformës LaunchPad Albania dhe menaxhimin e saj.


    Loren Angoni



    Loren Angoni është një student në degën e këshillimit të bizneseve ne Universitetin Purdue në Austri. Në 2014, ai themeloi TwistMedia, një kompani për web design. Më pas, ai është përfshirë në projekte të ndryshme start up. Ka qënë vullnetar tek Unique Junior Entreprise për të prezantuar StartupLive Event. Në 2015, ai kreu një trajnim në një program për Diplomaci dhe Lidership i financuar nga Benjamin Franklin Transatlantic Fellowship.

    Financo një ide

    Launchpad Albania është një platformë e cila mbledh dhe vlerëson ide biznesi. Databaza jonë përmban një shumëllojshmëri idesh të cilat janë të kontrolluara nga ekspertët tanë të ekonomisë dhe financës. Vetëm idetë më të mira mbahen në databazën tonë pas vlerësimit duke rritur mundësinë e tuaj për të pasur sukses.

    Detyra e Launchpad Albania është të gjejë investues të gatshëm për financimin e ideve. Nëse ju keni kapitalin e nevojshëm dhe dëshirën për të financuar, atëherë ne ju ftojmë të dërgoni kërkesen tuaj duke plotësuar një formular të thjeshtë. Launchpad do t'ju kontaktoj në një kohë tepër të shkurtër.


    Financo!